Një vit pa Shpat Kasapin/ Aktori i njohur publikon pamjet nga varri, epitafi të prek në shpirt

Rezart Veleshnja ka kujtuar Shpat Kasapin në njëvjetorin e ndarjes nga jeta, duke publikuar në InstaStory një fotografi të varrit të tij. Këngëtari u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare.

“Artisti i madh Shpat Kasapi”, ka shkruar aktori krahas imazhit, ku varri shihet i mbuluar nga bora dhe i zbukuruar me lule të bardha.

Në gurin e varrit është gdhendur mbishkrimi: “Artist në jetë, legjendë në përjetësi. Zëri yt do të jehojë ndër breza”.