Eleminimi Olsi Bylykut solli HATERMBETJE me produksionin e Big Brother/ Aktori merr VEPRIMIN e papritur

Pas vendimit që u dha nga Ledion Liço për largimin e Olsit nga BBV, aktori u pa mjaft i habitur, moment i cili u bë viral menjëherë në rrjet.

Mirëpo, Olsi duket se nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim të “Big Brother VIP”.

Menjëherë sa është eliminuar nga programi, aktori ka fshirë çdo foto dhe video që ndodhej në Instagramin e tij, ku shihej në ambientet e shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Gjithashtu ai fshiu dhe një postim që ishte bërë në llogarinë e tij, ku kërkohej ta votonin për ta shpëtuar nga nominimi.

Madje ai ka munguar edhe ditën e sotme në Fan Club, sa do që moderatorja është përpjekur ta justifikojë, duket se Olsi ka hatërmbetje.