Ndarja e Xhensilës nga Besi/ REAGON miku i tyre: “Më ka prekur vërtetë shumë, gjëja më e k…

Ndarja e çifti Besi Xhensila bëri xhiron e rrjetit teksa vet Xhensila ka reaguar ashpër për përbaltjen e emrit të saj nga një personazh i njohur.

Duket se një person qëndron mes të dyve dhe ai është Andi Murra, i cili ka reaguar për herë të parë rreth kësaj çështje.

Me një Instastory Andi shkruan:

“Unë i kam njohur të dy, dhe të dy kanë një shpirt të rrallë. Ky rast më ka prekur vërtet shumë sepse i kanë dedikuar shumë njëri tjetrit.

Çdo gjë që të ketë ndodhur mes jush edhe gjëja më e keqe në botë kalojeni sepse atëherë do mbaheni mend, sakrificat janë ato që mbahen mend, sepse në këngën tuaj thujet ‘Dashuria jonë të gjitha i mund’, Mundeni…Më falni për postin”- shkroi ai tek ka bërë tag çiftin.