Superylli Kim Kardashian nis lidhje të re dashurie? – DALIN FOTOT

Prej disa muajsh thuhet se një romancë e re po lind në radhët e të famshmëve, e këtë herë bëhet fjalë për Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr, yllin e futbollit amerikan. Dyshja duket se nuk po bën asgjë për të shuar zërat e thashethemeve, edhe pse vëmendjes mediatike nuk i shpëton asnjëherë protagonizmi i të dyve në të njëjtën kohë dhe vend.

Këtë herë, Kim dhe Odell kanë marrë pjesë në një festë para çmimeve Grammy-s të organizuar nga reperi Jay Z në vilën e tij në West Hollywood. Listës së pjesëmarrësve VIP, ju shtuan edhe ata të dy, ndonëse Kim dhe Odell kanë mbërritur të ndarë në festë.

E veshur tërësisht me të zeza, Kim iu bashkua festës me motrën e saj më të vogël Khloé Kardashian, ndërsa Beckham Jr. u shfaq veçmas prej tyre.

Media pretendon se ka pasur momente takimi në garazhin e parkimit mes themelueses së SKIMS dhe lojtarit të Baltimore Ravens, pra një moment privat mes të dyve.

Makina luksoze e Kim-it u fotografua duke u larguar nga festa rreth orës 1:30 të mëngjesit të djeshëm, ndërsa brenda nuk u pa njeri për shkak të xhamave të errët të automjetit.

Kim dhe Odell janë takuar për herë të parë në shtatorin e vitit të kaluar, kur një burim për Page Six ka thënë se nuk janë takime rastësore, por ata të dy janë shpesh pjesë e organizimeve dhe festave të përbashkëta.

Spekulimet për një romancë mes tyre u ringjallën kur Kim mori pjesë në 31 vjetorin e ditëlindjes së Beckham Jr. nëntorin e vitit të kaluar.

Kujtojmë që Kardashian është nënë e katër fëmijëve, ndërsa Odell është baba i një fëmije, pas ndarjes nga modelja Lauren Wood, në fillim të vitit 2023.