Konfirmohet pjesëmarrja e Luiz Ejllit në BBV3? Mësohet çfarë pozicioni pritet të ketë fitusi i BBV2

Prezenca e tij në formatin e famshëm “Big Brother VIP” është përfolur prej kohësh, ndërsa burime për “Iconstyle” bëjnë me dije se Luiz Ejlli do të ketë rolin e opinionistit.

Ai s’do të jetë “vëllai i madh” i produksionit, por “vëllai i madh” që do të gjykojë sipas opinioneve të tij, lojën e konkurrentëve që do të marrin pjesë në reality-show.

Ende nuk dihet kush do të jetë krah Luiz Ejllit në pozicionin e opinionistit tjetër, ndërsa rrjeti gjithashtu “zien”

për moderatorin që do ta drejtojë këtë vit emisionin, mes dy emrave të lakuar: Arbana Osmani dhe Ledion Liço.