E BUJSHME! Kiara fshin fotot me Luizin dhe e heq nga Instagrami? JA ÇKA NDODHI

Kiara dhe Luizi janë çdoherë në qendër të vëmendjes e sidomos gjatë këtyre muajve në pritje të ëmbël.

Por një veprim i Kiarës sot i ka habitur fansat.

Moderatorja ka fshirë fotot me Luizin e për më tepër e ka hequr nga Instagrami.

Vetëm dy ditë më parë Luizi e Kiara ishin bashkë duke iu përgjigjur pyetjeve të fansave në Instagram ndërsa sot moderatorja bën këtë veprim. Por, e gjithë kjo paska qenë një lojë.

Këngëtari ka dalë në një live ku ka treguar se është trembur pasi telefoni i binte vazhdimisht nga njerëzit që kërkonin të dinin ç’ka ndodhur mes tyre.

Në praninë e Luizit ishte edhe Kiara e cila ka kërkuar falje dhe ka treguar se kjo ishte një rreng që ia bëri Luizit.

“Si fillim dua t’i kërkoj falje të gjithë njerëzve që janë shqetësuar. Ju kërkoj ndjesë se e di që na doni shumë dhe ju duam shumë. Por meqë më thatë që nuk di të bëj rreng, ja bëra”, tha Kiara.

“Akoma se kam marrë veten”, tha Luizi.