Video/ Shqiptarja shtatzënë, po ecte përdore me partnerin, pak para se ai ta VRlSTE

Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë së dyqaneve në natën e ndërrimit të viteve, 41-vjeçarja shtatzënë Gjeorgjia Murati shihet duke ecur e shkujdesur së bashku me partnerin e saj dhe në duar mban çanta pazari.

Akrepat e orës tregojnë rreth dhjetë minuta para orës 23 dhe sipas informacioneve, çifti po kthehet me taksi në banesën e tyre, pasi 39-vjeçari i akuzuar për vrasje ka shkuar për të marrë gruan fatkeqe nga puna. Ironi është fakti që gruaja po ecte në trotuar duke mbajtur për dore partnerin e saj, pa e ditur se do të vd iste rreth një orë më vonë.

Kjo video është e përfshirë në dosjen e ngjarjes. Sipas informacioneve, pamjet nga kamerat e sigurisë së një dyqani tjetër në zonë tregojnë momentin kur 39-vjeçari mban trupin e 41-vjeçares brenda një valixheje, si një lloj sënduku, së bashku me 34-vjeçarin, bashkëpunëtori që pranoi pjesëmarrjen në v rasje.