“Do të të dua deri ditën kur të v’des”/ Partnerja e Rinesancës përlot me fjalët pas humbjes së saj

Partnerja e artistes Rinesa Qeriqi ka ndarë në Instagram një dedikim pas vdekjes së saj.

“Për mua ishe forca, universi dhe ylli im”, shkruan ajo, duke kujtuar se artistja luftoi deri në fund.

“Të kam dashur që nga dita kur u takuam dhe do të të dua deri në ditën kur të vdes”, shton ajo.

Rinesa, e njohur si Rinesancë, ndërroi jetë në moshën 25-vjeçare pas një beteje me tumorin në tru. Homazhet mbahen sot, nga ora 12:00 deri në 17:00, në Waterloo të Ontarios, në Kanada.