Rubi Vishkulli ka kundërshtuar deklaratën e Edi Ramës për kurimin në Itali të vëllait të saj, Erjonit, 28-vjeçarit të plagosur me plumb gome gjatë protestës së djeshme në Tiranë.
Kryeministri tha se ishte angazhuar personalisht për trajtimin e tij në një spital në Romë.
“Një mashtrim propagandistik i Ramës për të dalë protagonist i ngjarjes vetë dhe për ta kthyer çështjen në politikë”, shkruan Rubi.
“Unë jam motra e Erjon Vishkullit dhe e kam familjen time, me këtë mbështetësit e familjes sonë dhe jo shteti”, shton ajo, duke përfunduar me thirrjen: “Shpërndani lajme të sakta”.
