Rrëfeu dh*nën nga ish-bashkëshorti/ Drenusha Latifi PUBLIKON mesazhet që i erdhën

Drenusha Latifi, ish-miss Kosova, ka ndarë si prova materiale fotografitë e lëndimeve që ka marrë, ku dyshohet për ushtrim dhune nga bashkëshorti i saj.

Siç pretendon ajo, bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë fizike përgjatë pushimeve verore në Sarandë, një ditë përpara se vajza e tyre të kishte ditëlindjen.

Megjithatë, ish-bashkëshorti i saj mohoi se ka ndodhur një gjë e tillë, duke e quajtur ngjarje të trilluar nga Drenusha.

E pas publikimit të fotove, Drenusha ka marrë mbështetje të madhe nga miqtë dhe të famshmit në rrjetet e saj sociale.