‘Nuk largohem kollaj’, Arbana Osmani do të rikthehet në ekran, flet publikisht

Arbana Osmani nuk do të jetë prezantuesja e “BBV3” dhe kjo është e konfirmuar tashmë. Por kjo nuk do të thotë se atë nuk do e shohim në ekran.

Ka qenë vetë Arbana që ka zbuluar se do të rikthehet në ekran, por jo projektin me të cilin do ta bëjë rikthimin.

Gjithashtu ka komentuar edhe faktin që Ledioni do të jetë prezantuesi.

“Ledioni është shumë i mirë dhe do ta prezantojë shkëlqyer”, ka shkruar ajo.