A kanë privatësi banorët e Big Brother në banjo? PRODUKSIONI zbulon detajet

“Prime” i Big Brother Vip3 ka nisur me përplasjen fizike mes dy banoreve, Franceskës dhe Sarës.

E teksa po diskutohej për thyerjen e rregullave nga banorët, Ledion Liço ka habitur duke thënë se edhe në banjo ka kamera, ndërkohë që tualetet konsiderohen i vetmi vend brenda shtëpisë së madhe që është privat dhe pa kamera, por si duket edhe ky ambient është nën monitorim.

Arbër Hajdari: Ato kanë shkelur dy rregulla, konfliktimi fizik dhe i dyti futja në tualet, ku nuk ka dhe kamera dhe nuk mund të dish se çfarë bëjnë dy persona në banjo.

Ledion Liço: Sqaroj, ka kamera në tualet, por janë kamera të cilat ne nuk i aksesojmë në mënyrë direkte, vetëm në raste kur ndodhin…