Upss! A e dëgjuat edhe ju? Jul Deda GODITI rëndë Ledion Liçon për moderimin e BBV, ai nuk reagoi fare (Video)

Jul Deda duket se i është ‘hakmarrë’ Ledion Liços mbrëmjen e sotme gjatë prime-t të “Big Brother VIP”.

Prime-n e kaluar, Ledioni e ngacmoi Julin për deklaratën e tij të vjetër, ku e konsideronte “Big Brother-in” emisionin më amoral dhe i dëmshëm, ndërsa sot aktori ka përfituar nga situata per t’i dhënë një përgjigje Ledionit.

Teksa ky i fundit po përpiqej të sqarohej me Eglën për fjalorin e saj të papërshtatshëm, aktorja i ka kërkuar moderatorit ta sqarojë më mirë pasi nuk po e kupton.

Ledioni nuk dinte nga t’ia niste pasi nuk kishte si shpjegimit t’i jepte shpjegim, dhe në këtë moment ndërhyn Juli ku i thotë: “Aha Ledion, s’qenke për këtë punë (e Big Brother)”.

Këto fjalë të Julit, duket se nuk janë dëgjuar nga Ledioni pasi nuk ka patur një reagim.