E BUJSHME/ Moderatorja e famshme e Iargohet nga Top Channel, do të prezantojë Ferma VIP

Prej disa kohësh në rrjet po përflitet për reality shown më të ri në Shqipëri, “Ferma Vip” i cili do të transmetohet në ekranin e Vizion Plus.

Burime për Vip Magazine bëjnë me dije se moderimi i është besuar Fjoralba Ponarit, e cila prej kohësh ka prezantuar programin e humorit “Portokalli” në Top Channel, bashkë me Xhemin dhe Salsanon.

Duket se këtë sezon moderatorja do të vijë në një hapësirë të veçantë, në krye të një programi që realizohet për herë të parë në Shqipëri duke shkëputur raportet me Top Channel.