Përdorën ‘skemat e vitit të kaluar’, Maestro Armaldo Kllogjeri thumbon konkurentët e BBV3: Kanë filluar të…

Ish-banori i spektaklit televiziv “BBV2”, tenori Armaldo Kllogjeri ose ndryshe i njohur me emrin e pagëzuar nga Luizi si Maestro, ka ironizuar banorët e “BBV3” nëpërmjet një Instastory.

Maestro postuar një video ku komenton lojën e banorëve të këtij edicioni. Në një moment ai nuk lë pa e krahasuar lojën e tyre me të vetën, duke i akuzuar si kopjacë.

Maestro kujton për publikun momentin kur doli nga shtëpia pa përshëndetur asnjë banor, veprim i cili është përsëritur edhe këtë vit, nga Sara mbrëmjen e djeshme.

Ja çfarë thotë ai në video:

“Jam në Toronto, dola të pi një birrë se na lodhi kokën ai Big Brother, na e mori shpirtin.

Çfarë të bëjmë, më thoni ju mua? Kanë filluar të kopjojnë si duhet të dalësh nga shtëpia pa i dhënë dorën njërit e pa i dhënë dorën tjetrit. Kush kopjon ngel në klasë thonë.”