Zbulohet se kush e publikoi videon e SHERRlT në Pallatin Mbretëror

Prokuroria e Tiranës, ka njoftuar nisjen e hetimeve për rastin e “dhunës në familje” të denoncuar nga princ Leka Zogu, ndaj ish-vjehrrit Gjergji Zaharia dhe ish-gruas Elia Zaharia.

Gjithashtu, prokuroria ka njoftuar se do të hetojë edhe lidhur me videon e konfliktit, e cila u publikua në media ditën e djeshme, ku shfaqet Elia Zaharia dhe princ Leka Zaharia.

Sipas Prokurorisë, videoja është dërguar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi është bërë publike në media, ndërsa shton se zarfi ku ka qenë prova ka qenë i mbyllur.

“Ndërkohë, në lidhje me të dhënat e publikuara në media, ju bëjmë me dije se, nga ana e Prokurorisë kanë nisur verifikimet edhe në lidhje me publikimin e një videoje, provë materiale.

Nga verifikimet e para, ka rezultuar që materiali kallëzues është depozituar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi videoja është publikuar në media të ndryshme dhe rezulton që zarfi ku është administruar prova të mos jetë i hapur./Albeu