Tik Tak.. fillon numërimi mbrapsht për Ferma VIP/ Zbulohet një tjetër emër GJIGANT

Me padurim po presim fillimin e “Ferma VIP”, e cila pritet të nisë së shpejti. Nga informacionet e stafit organizativ për Kryefjala.com bëhet me dije se është ndërtuar një nga fermat më të bukura në Shqipëri, e cila me siguri do të mahnisë të gjithë shikuesit e Vizion Plus dhe Tring.

Në Tring do të jenë dy kanale që do të transmetojnë live çdo moment nga Ferma, ndërkohë që në Vizion Plus do të transmetohet Prime dy herë në javë: të hënën dhe të premten.

Deri më tani emri më i pērfolur si moderatore e spektaklit është ai i Fjoralba Ponarit, e cila ka lënë “Portokalli” për moderimin e “Ferma VIP”. Në anën tjetër mes shumë emrash të konkurrentëve të përfolur thuhet se do të jetë pjesë edhe Soni Malaj.

Soni Malaj është një ndër këngëtaret e njohura, fituese e shumë çmimeve dhe një emër mjaft i dashur për publikun. Gjithashtu Soni është ndër ato artiste që ka shumë të zhvilluar aktivitetin fizik e madje ka qenë një ka VIP-at e parë që ka patur regjin të rregullt e kryesisht ka shkuar në palestër çdo ditë. Kjo do të thotë se Soni ka një formim fizik shumë të mirë dhe do jetë e gatshme të përballojë të gjitha sfidat që do ketë “Ferma VIP”, përfshirë këtu edhe punët e krahut.