E pabesueshme çka i ndodhi Sarës pas daljes nga Big Brother VIP

Sara Gjordeni e mbylli garën e saj në Big Brother VIP

një javë më parë. Ish-banorja u përjashtua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri pas një përplasje me Françeskën.

Por pavarësisht se ndërpreu rrugëtimin e saj dhe rrjedhimisht humbi shansin për çmimin e madh, Sara fitoi diçka tjetër: popullaritetin.

Ditët e fundit ndjekësit e Sarës janë rritur në Instagram duke shkuar gati dyfish. Sot ish-banorja ka mbi 100 mijë njerëz që e ndjekin në Instagram e shumica prej tyre i kanë bërë follow pikërisht pas përjashtimit.