Neda Balluku flet HAPUR: Fyese dhe Iënduese, Dojna Mema dhe Kelvin Kadilli më kanë tallur për…”

Neda Balluku është një personazh mjaft i dashur i ekranit shqiptar.

Së fundmi, opinionistja e “Për’puthen” ka rrëfyer një episod aspak të këndshëm për të.

Në një pyetësor të zhvilluar së fundmi me ndjekësit, Neda ka treguar se Dojna Mema dhe Kelvin Kadilli janë tallur me emrin e djalit të saj, Zai.

“Ma kanë bërë mua në televizion me emrin e Zait. D.Mema dhe K.Kadilli. Ishte fyese dhe lënduese. Të kuptoj shumë mirë. Për mua hap një luftë kolosale që ta kujtojnë sa herë të të mendojnë.“- i është përgjigjur Neda pyetjes së një ndjekëseje.

Kujtojmë se Dojna Mema dhe Kelvin Kadilli kanë qenë bashkë-prezantues të “Pop Culture”, një emision pasditeje që transmetohej disa vite më parë në TCH.