‘E kapa tek…’ Alba pIas ‘BOMBEN’: Vedati është biseksuaI, ja si e vërtetova

Alba Pollozhani, e cila është bërë e njohur për publikun pas pjesëmarrjes në reality show-n “Përputhen”,

ka zgjedhur emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, për të dhënë intervistën e parë, pas daljes nga ky program.

Në bisedën përballë moderatores Ester Bylyku, Alba rrëfeu disa të pathëna nga jeta e saj private,

tmerrin që përjetoi gjatë martesës, e cila vetëm pak kohë më parë përfundoi në divorc.

Por jo vetëm kaq. Ajo bëri një deklaratë nga më të rëndat, sa i përket njërit prej konkurrentëve të “Përputhen”, Vedatit, me të cilin ka zhvilluar disa takime.

Ester Bylyku: Gjatë pjesëmarrjes tënde në këtë program ke akuzuar njërën nga vajzat se është biseksuale.

A të ka ndodhur të dëgjosh fjalë të tilla edhe për ndonjërin nga djemtë?

Alba Pollozhani: Sa i përket djemve, nuk e di, vetëm po të përmend Vedatin.

E kam vënë re shpesh që më tepër i shkon muhabeti me djemtë,

kapet përqafe me ta dhe buzëqesh me ta, se të vijë njëherë te unë dhe të më kapë në qafë në mënyrë njerëzore.