AIarm i madh në Evropë/ Dhjetëra aeroplanë nën kë’rcënim për B0MBA, ja çfarë po ndodh

Një valë kërcënimesh për bomba ndaj avionëve në Evropë ka shkaktuar devijime fluturimesh, ulje emergjente dhe masa të shtuara sigurie gjatë javës. Deri më tani nuk është gjetur asnjë pajisje shpërthyese.

Të hënën, një avion i Wizz Air nga Londra drejt Sofjes u devijua në Budapest, ku avionë luftarakë hungarezë e shoqëruan deri në ulje.

Të martën, kërcënimet prekën të paktën shtatë fluturime. Aeroporti i Varshavës u mbyll përkohësisht pas një alarmi në një avion të LOT-it që vinte nga Heathrow me 181 persona në bord. Një avion i Ryanair, i nisur nga Mançesteri, bëri ulje emergjente në Murcia të Spanjës.

Të enjten u raportuan alarme në dhjetëra fluturime. Një avion i Ryanair në linjën Londër–Sofje u devijua në një aeroport tjetër në Bullgari, ndërsa një avion i Aer Lingus në linjën Dublin–Romë u ul në Normandi dhe u dërgua në bazën ajrore ushtarake në Évreux.

Sekretari britanik i Transportit i cilësoi incidentet si “kërcënime të rreme dhe keqdashëse”. Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) u kërkoi autoriteteve të zbulojnë origjinën e alarmeve. Autoritetet po verifikojnë nëse rastet kanë lidhje mes tyre. /Telegrafi