Alarm në një familje në Prishtinë/ Babai dhe motra denoncojnë 31-vjeçarin, ja çfarë ndodhi

Një 31-vjeçar me inicialet P.H. është ndaluar për 48 orë në Prishtinë, nën dyshimin se ka kërcënuar babanë e tij 68-vjeçar. Rasti u raportua në rrugën “Aleks Buda”, shkruan Gazeta Sinjali.

Babai deklaroi se djali e kishte kërcënuar gjatë një përplasjeje familjare. Edhe motra e të dyshuarit tha se ishte ndier e rrezikuar nga fjalët që kishte dëgjuar gjatë një bisede telefonike të vëllait.

Prokuroria vendosi për ndalimin pasi 31-vjeçari u intervistua në praninë e avokatit. Rasti po hetohet për veprën penale “Kanosje”.