Më 28 shtator, pak ditë përpara qarkullimit të videove private të lidhura me të, Adrian Hila ngriti në Komisionin e Kulturës shqetësime për administrimin e të ardhurave nga të drejtat e autorit.
Kompozitori paraqiti shifra për të ardhurat e mbledhura ndër vite dhe deklaroi se sistemi aktual “nuk funksionon”. Sipas tij, një pjesë e konsiderueshme e parave humbet gjatë ndërmjetësimit, ndaj kërkoi ndryshime në menaxhimin dhe shpërndarjen e tyre.
Videot e publikuara më pas janë bërë objekt verifikimesh nga autoritetet. Afërsia në kohë mes dy ngjarjeve ka ngritur pikëpyetje në rrjet, por deri tani nuk është bërë publike asnjë provë që lidh shpërndarjen e materialeve me deklaratat e Hilës në komision.
/Revista Ora