Avokatja Adelina Hoxha ka akuzuar institucionet për mungesë mbrojtjeje ndaj Arlindës, e cila dyshohet se u vra nga kunati në Vitomiricë të Pejës.
Në Facebook, ajo ka treguar se viktima i kishte kërkuar ndihmë: “Një grua që mu përgjërua të bëjë gjithçka, se nuk i duhet jeta pa djalin e saj, sonte u vra nga kunati me sopatë”.
“Por jo, Arlindën e vrau shteti”, ka deklaruar Hoxha, duke paralajmëruar se të nesërmen do të publikojë dëshmi lidhur me rastin.
Pretendimet për dështim institucional mbeten për t’u verifikuar përmes hetimeve. Motivet dhe rrethanat e ngjarjes ende nuk janë sqaruar plotësisht.
Burimi: Reagimi i avokates Adelina Hoxha në Facebook / IndeksOnline.