Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar, gjatë një takimi me policët,
pasoja financiare për familjet e të miturve në protesta dhe masa administrative për studentët që, sipas tij, dhunojnë policinë.
“Kush i është vënë këtij plani, do ta paguajë. I them familjeve të atyre të miturve, do të paguani, në rast se nuk do të mbani përgjegjësi për ata fëmijë. Nëse nuk dini t’i mbroni dhe i lini rrugëve, dhe nuk bëni rolin e mburojës së atyre që janë pas, fatura financiare do ju ndjek deri në fund.
Ju them studentëve që ikin nga shkolla për të dhunuar policinë, s’do të kthehen në shkollë normalisht pa pasoja administrative për ta. Nuk do të ketë arsim falas për ata studentë që dalin dhe dhunojnë policinë.”, tha Rama.