Një 29-vjeçar u vra me armë zjarri të dielën, më 11 tetor 2026, rreth orës 19:30, në fshatin Pogragjë të Gjilanit. I dyshuar për vrasjen është babai i tij, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas Gazetës Sinjali, rreth dy vite më parë familja kishte humbur edhe një djalë tjetër në një aksident me motoçikletë.
Në vendngjarje kanë dalë Policia dhe Prokurori i Shtetit, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e 29-vjeçarit. Motivi dhe rrethanat mbeten të paqarta, ndërsa hetimet vijojnë.