Dhjetë nxënës u lënduan nga shpërthimi i një fishekzjarri në një shkollë në Oberhausen të Gjermanisë. Pesë fëmijë, të moshës 10 dhe 11 vjeç, u dërguan në spital pasi raportuan dhimbje koke dhe shqetësime në dëgjim.
Ngjarja ndodhi më 3 nëntor, rreth orës 09:40, në zonën Osterfeld. Sipas Policisë, dyshohet se një grup nxënësish hodhën fishekzjarrin në dhomën e zhveshjes së palestrës, ku ndodheshin 12 nxënës të klasës së pestë.
Personat e dyshuar janë identifikuar, ndërsa hetimet vazhdojnë për sqarimin e rrethanave dhe përgjegjësive.
Katër ditë më parë, një incident i ngjashëm ishte regjistruar në një shkollë në Neuwied. Atje, tetë nxënës kishin pësuar dëmtime të lehta në dëgjim pas shpërthimit të një fishekzjarri në tualetin e djemve.