Ish-ministri i Kosovës,
Astrit Haraqija, është arrestuar në operacionin policor “Heshtja”, të zhvilluar më 14 nëntor 2026 në rajonin e Prishtinës. Avokati i tij, Korab Bokshi, konfirmoi për Gazetën Insajderi se Haraqija është ndaluar për 48 orë.
“Astritin e kanë arrestuar mbrëmë. E kanë intervistuar. Për efekt të hetimit nuk do të hyja në detaje, por e kanë ndërlidhur me disa vepra kinse ka të bëjë me kontrabandim të narkotikëve. E kanë pyetur për disa persona, kinse ky si figurë publike i njeh, disa nuk i njeh”, tha Bokshi.
“E kanë bastisur banesën e tij, kanë bërë kontrolle, por nuk kanë gjetur asgjë inkriminuese për këtë vepër penale”, shtoi avokati.
Bokshi ka paraqitur ankesë ndaj masës së ndalimit. Hetimet vazhdojnë.