SPAK ka kërkuar
dy vjet burg për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Becin, i akuzuar për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, raporton Zjarr TV.
Prokuroria i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme që dënimi me burg të zëvendësohet me katër vjet shërbim prove. Gjykata ende nuk ka dhënë vendimin, ndërsa Beci prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë.