Gjykata Themelore në Pejë
ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, nën dyshimin për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”. Arlinda u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
Me kërkesë të Prokurorisë, gjyqtarja Selvije Morina Zejnaj ka caktuar paraburgimin nga 25 tetori, ora 20:00, deri më 24 nëntor 2026, ora 20:00.
Palët mund të ankohen brenda 48 orëve nga pranimi i vendimit, në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Pejë.