FOTO/ Kjo është prokurorja e rastit të Arlinda Zekajt – tronditëse çfarë u zbulua

Deputeti i LVV-së dhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Vigan Qorolli, ka kritikuar prokuroren Suada Hamza pas vdekjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Duke iu referuar kërkesës urgjente të Arlindës, të dorëzuar më 22 tetor, ai ka kërkuar llogaridhënie nga prokurorja: “Tani ajo duhet të japë llogari, para ligjit dhe para zotit”.

“Tani, ndërsa po e lexoj amanetin e Arlindës, po qaj. Po qaj për Arlindën, për frikën që mund ta ketë ndier, për ditët kur ka pritur ndihmë, për shpresën që e ka mbajtur gjallë, ndërsa kërkonte mbrojtje”, ka shkruar Qorolli në Facebook.

“Nuk mund ta kthejmë kohën pas. Nuk mund t’ia kthejmë jetën Arlindës”, ka shtuar ai. “Sa herë duhet të kërkojë një grua ndihmë, që të ketë të drejtën të jetojë e sigurt?”, ka pyetur deputeti, duke përfunduar: “Le të mos jetë dhimbja jote e kotë. Le të bëhet kujtesë, ndërgjegje dhe përgjegjësi”.

Prokuroria në Pejë ka deklaruar se parashtresa ishte regjistruar dhe përcjellë institucioneve për trajtim urgjent. Sipas saj, ishte mundësuar edhe zbatimi i vendimit për shfrytëzimin e barabartë të banesës, në bashkëpunim me policinë. Përgjegjësia eventuale e prokurores mbetet për t’u përcaktuar përmes procedurave ligjore.