GODITJA E RADHËS NGA HAGA! Caktohen seancat ndaj Hashim Thaçi tdhe të tjerëve për pengim të drejtësisë – ç’pritet të ndodhë?

Seancat në rastin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, të cilat lidhen me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë, janë caktuar të mbahen gjatë muajit maj 2026.

Sipas kalendarit zyrtar të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), seancat janë planifikuar për periudhën 11 deri më 15 maj 2026.

Ky vendim vjen pas shtyrjes së trefishtë të seancave të parapara për muajin prill, të cilat nuk u mbajtën për arsye procedurale.