GODITJE DIREKTE për Big Brother nga Ferma VIP: Nuk do lëmë nam duke..

“Big Brother VIP” këtë vit është komentuar shumë për sherret dhe skandalet mes banorëve, por këto dy fjalë deri tani nuk njihen aspak nga banorët e “Ferma VIP”.

Përkundrazi fermerët kanë treguar qytetari dhe mirëkuptim me njëri-tjetrin.

Megjithatë opinionistja Sonila Meço u ka thënë sot në prime se ata duhet të jenë më konkurrues ndaj njëri-tjetrit pasi nuk po sheh garë.

Menjëherë ka ndërhyrë Albano Bogdo, i cili tha se po e bëjnë garën me qytetari e jo me skandale.

“Ndryshe nga pritshmëritë tuaja ne po e bëjmë garën me super qytetari dhe jemi shumë të sjellshëm”, tha Albano, deklaratë e cila u duartrokit nga publiku. “Na jepni dhe sfidat më të vështira, ne prapë do e bëjmë me qytetari. Nuk do lëmë nam duke sharë e të pështyhemi”, shtoi Albano.