Iku nga shtëpia për të takuar të dashurin, 13-vjeçarja shqiptare ndrron jetë t’ragjikisht, ja çfarë i bëri i dashuri

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur së fundmi ku një 13-vjeçare e identifkuar si Jennifer Alcani ka ndërruar jetë.

Media prestigjoze “Corriere della Sera” raporton se më 9 janar, vajza në fjalë natën vonë, kishte dalë nga shtëpia fshehurazi nga prindërit për të kaluar mbrëmjen me dy shokë më të rritur, në McDonald’s.

Diku rreth orës 5 të mëngjesit të së premtes, mamaja e saj, e cila nuk ishte në dijeni të zhdukjes ë vajzës së saj por ajo mendonte se vajza e saj flinte në dhomë.

Kur papritmas mamasë së Jenniferit i bie celulari dhe përballet me lajmin e rëndë që asnjë prind nuk do donte ta dëgjonte: vajza e saj ishte në spital, pasi pësoi një aksident në Abbadia Lariana.

Fatkeqëisht për rrjehdojë të aksidentit vajza ndërroi jetë më 16 janar në spitalin Manzoni të Lecco, pas gjashtë ditësh në koma.

Të enjten pasdite, mjekët u detyruan të heqin dor nga shpresa që mund ta rikthenin në jetë.

Ajo ishte e shtruar në repartin e Neuro-rianimacionit, ku e kishin dërguar në mëngjes pas përplasjes që ndodhi në provinciale 72. Gjendja e saj ishte e rëndë që nga fillimi. Gjatë gjithë javës, miqtë e saj, edhe pse nuk mund të hynin për ta parë, ishin mbledhur para spitalit, nën dritaren e saj.

Aksidenti ndodhi pak para orës 5 të mëngjesit të së premtes, më 10 janar, në hyrje të tunelit që të çon në statale 36. Shoferi, një djalë 22-vjeçar, po udhëtonte me më shumë se 150 kilometra në orë dhe pasi doli nga një kthesë e vogël humbi kontrollin mbi makinën e fuqishme, e cila përfundoi kundër një parmak betoni.

Në makinë me të, përveç shoferit, ishin edhe dy shokë më të rritur, përfshirë Jennifer, e cila po flinte në sediljen e pasme. Videoklipi i postuar në TikTok tregon momentet e fundit të kësaj gare çmendurake, ku shfaqet shoku që e drejton makinën me muzikën në maksimum.

Jennifer kishte rripin e sigurimit të lidhur, por nuk u zgjua pas përplasjes, pasi pësoi një traumë të rëndë në kokë dhe u fut në koma të pashërueshme.

Para aksidentit, Jennifer kishte kaluar natën me shokët e saj duke pirë shumë alkool. Makinën e drejtonte një shok i saj 22-vjeçar, ndërsa shoferi tjetër 19-vjeçar, nga Malgrate, kishte postuar videon në TikTok.

Ky i fundit nuk e kishte marrë ende patentën dhe për këtë arsye e drejtonte shoku më i madh. Dy të rinjtë kishin shishe alkooli në makinë dhe, përveç saj, nuk kishte pasur asnjë problem tjetër të dukshëm. Shoferi 22-vjeçar, tashmë i hetuar për plagosje të rëndë rrugore, rrezikon tani edhe akuzën për vrasje nga pakujdesia. Për më tepër, pas përplasjes ai kishte tentuar të largohej nga urgjenca për të shmangur testin e alkoolit.

Jennifer ishte regjistruar në klasën e parë të shkollës Stoppani në Lecco, edhe pse kishte probleme me frekuentimin dhe kishte ngelur dy herë. Ajo do të kishte mbushur 14 vjet në prill.