“Ky karteli e ndau nga Bes Kallaku”, Cllevio: Bosi e ka blerë Xhensilën me lekë – VIDEO

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku prej disa ditësh janë kryefjala e mediave rozë pasi po aludohet se çifti po shkon drejt ndarjes dhe se është pikërisht këngëtarja Xhensila e cila ka bërë kërkesën për nisjen e procesit të divorcit.

Pasi marrëdhënia e tyre po përflitet kudo në rrjtete sociale, kjo temë nuk i ka “shpëtuar” as reperit të njohur Kleviol Ahmeti. Ky i fundit në një video live në rrjetin social Tik Tok ka “”gjetur” shkaktarin e ndarjes së çiftit të njohur të showbizz-it.

“Ky karteli i madh ia ka marrë gruan shokut të ngushtë dhe nuk i flet më sot e kësaj dite, ky bosi. Dhe sot ka ndarë Xhensilën nga Bes Kallaku. Ky bosi e ka blerë Xhensilën me lek. Kuptoni apo s’kuptoni?”, – është shprehur Cllevio. KLIKO KETU PER VIDEON

Për këto akuza, këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka reaguar ashpër në rrjete sociale nëpërmjet një postimi në Instagram, e cila ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e Cllevios dhe ka paralajmëruar se do ndërmarrë hapa ligjorë për këto shpifje.

“Sapo më nisën një video që një monstër Tik-Toku me fantazinë më të shthurrur ka baltisur emrin tim, me njerëz që nuk i njoh, e as emrin s’ja u kam dëgjuar kurrë. Plehrë që përdor një moment delikat mediatik, për të thurrur intriga dhe gënjeshtrat e tua. Është përbaltur shumë emri im për shumë vite por kam heshtur. Nga ky moment do mbani përgjegjësi juridike për çdo shpifje”, – shkruan këngëtarja Xhensila Myrtezaj.

Aludimet se Besi dhe Xhensila janë drejt ndarjes janë të vërteta pasi burime për Dritare.net bëjnë me dije se këngëtarja ka ndërmarrë hapin ligjor për tu divorcuar.

Thuhet se çështja është hapur nga këngëtarja e cila ka marrë hapin për t’i dhënë fund martesës disavjeçare me aktorin e humorit.

Edhe pse çifti ka pasur kriza të tjera më parë, thuhet se Bes Kallaku ka kundërshtuar ndarjen dhe nuk ka qenë dakord për të nisur procesin e divorcit.

Ka qenë Xhensila, që edhe pa pranimin e Besit ka nisur procesin e divorcit. Më pas mësohet se këngëtarja është larguar e vetme drejt Dubait ku po qëndron prej disa ditësh, për t’u kthyer këtë fundjavë në Shqipëri, ku ka planifikuar koncertet e radhës.

Çifti prej kohësh nuk shfaqeshin bashkë në publik dhe nuk postonin me foto sëbashku. Këngëtarja nuk ka shumë kohë që u bë nënë për herë të dytë. Ajo në muajin nëntor të 2023 postoi foton e dorës së vogëlushit së bashku me të sajën.