Videot me Adi Hilën/ Mimoza Ahmeti nxjerr detajin e papritur për Monika Lubonjën

Poetja Mimoza Ahmeti ka komentuar për Monika Lubonjën në një postim të Ema Andreas në Instagram, pas qarkullimit të videove private të lidhura me Adrian Hilën.

“Monika e donte, nuk shkonte për interes”, shkroi Ahmeti, duke e shoqëruar komentin me një zemër.

Ndërkohë, Ema Andrea ka treguar se ka komunikuar me Lubonjën dhe se aktorja po e përjeton rëndë situatën.

Ahmeti nuk dha detaje për bazën e pohimit të saj, ndërsa Lubonja nuk ka folur deri tani publikisht për natyrën e raportit me Hilën. Pohimi për ndjenjat e saj mbetet deklaratë e poetes.