Gara për kreun e LDK-së merr zjarr: Ky është emri i madh që shpalli kandidaturën
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur në emisionin “Pressing” se synon të kandidojë për kryetare të partisë, duke kërkuar mbajtjen sa më të shpejtë të zgjedhjeve të brendshme.
“Unë kam interesim dhe do kandidoj për kryetare të LDK-së në zgjedhjet e ardhshme kurdo që janë dhe do ishte mirë t’i kemi sa më shpejtë që është e mundur”, ka deklaruar Bajrami.
Ajo ka sqaruar se do ta zyrtarizojë kandidaturën kur të vlerësojë se procesi po zhvillohet në mënyrë të drejtë dhe pa ndërhyrje. Bajrami ka vlerësuar gjithashtu se LDK-ja nuk po kalon periudhën e saj më të mirë.
Kryetari Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar zgjedhjet e brendshme për nëntorin e vitit 2027, ndërsa Bajrami kërkon që ato të mbahen më herët. Synimin për të garuar për drejtimin e LDK-së e ka konfirmuar edhe deputeti Arben Gashi.