LAJMI I FUNDIT/ PIagoset me armë këngëtari i njohur shqiptar, dërgohet me urgjencë në spital

Këngëtari Taulant Hoti është plagosur me armë zjarri në Shtoj të Shkodrës dhe është dërguar në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai po pinte kafe në lokalin ku performonte, kur një person i maskuar iu afrua nga pas dhe e qëlloi.

“Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, ka njoftuar policia.