Pas një pritjeje të gjatë dhe emocionuese, ikonës shqiptare Parashqevi Simaku i është realizuar ëndrra më e madhe: ribashkimi me djalin e saj, Lukën, dhe ish-bashkëshortin, Robert Nolfe.
Lajmin emocionues e ka ndarë biznesmeni Elton Ilirjani, i cili prej disa javësh ka qenë një mbështetje e madhe për këngëtaren e njohur.
Përmes disa postimeve në InstaStory, Ilirjani ka publikuar fotografi dhe video ku këngëtarja shfaqet pranë djalit të saj, duke reflektuar momente prekëse të dashurisë familjare. (Trusni aty watch on youtube dhe ju hapet video direkt nese nuk ju shfaqet ketu).
Ribashkimi vjen pas një periudhe të gjatë izolimi dhe ndarjeje nga familjarët e saj. Prej vitesh, Simaku jetonte në kushte të vështira si e pastrehë në Shtetet e Bashkuara, derisa vetëm dy javë më parë u gjend rastësisht nga një televizion amerikan.
Ky takim prekës shënon një kapitull të ri në jetën e Parashqevi Simakut, duke sjellë jo vetëm shpresë, por edhe një dëshmi të forcës dhe dashurisë familjare që triumfon mbi çdo vështirësi.