Mësuesit shqiptarë i kthehen ashpër Ramës/ Ja çfarë vendosën të bëjnë

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH)

ka njoftuar për nesër, më 20 tetor, një marshim solidariteti me studentët. Ai do të nisë në orën 10:00, përpara Universitetit Politeknik të Tiranës, me moton “STOP DHUNËS NDAJ STUDENTËVE”.

Sindikata ngre shqetësimin për ndërhyrjet policore dhe kërkon mbrojtjen e studentëve e dialog. Thirrjen e ka shpërndarë edhe Dea Mishel, duke ftuar prindërit dhe qytetarët të marrin pjesë pavarësisht bindjeve politike.

“Nuk duhet të jesh pedagog apo student për të qenë aty. Mjafton të besosh se fëmijët tanë meritojnë dinjitet, siguri dhe të drejtën për t’u shprehur. Studentët janë fëmijët tanë. Heshtja nuk është zgjidhje!”, thuhet në mesazhin e shpërndarë.

Në publikim theksohet se organizatorët nuk mbështesin dhunën dhe nuk synojnë t’i shtyjnë të rinjtë drejt rrezikut, por të shprehin solidaritet.