Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka shprehur në Instagram Story mbështetjen për studentët që protestojnë në Tiranë, duke kërkuar vëmendje nga institucionet.
“Kur studentët ngrihen në protestë dhe kërkojnë të drejtat e tyre, vëmendja dhe prioritetet e shoqërisë dhe të institucioneve duhet të përqendrohen plotësisht te ata deri në gjetjen e një zgjidhjeje apo marrëveshjeje të qëndrueshme. Studentët përfaqësojnë të ardhmen e vendit dhe investimi te kushtet e tyre është investim direkt në mbarëvajtjen e shoqërisë.”