Na e pikëIIoi zemrën/ Flet i ati i Blerinës ‘Nëse e meritojnë fëmijët le të rrinë në burg, nuk e di se si jam gjallë sot…’

I ati i Blerina Metës, e cila dyshohet si e përfshirë në vrasjen e bashkëshortit,

Hysen Metës është shfaqur në gjendje të rënduar emocionale pas ngjarjes.

Ai kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa tregon se vajza nuk është në gjendje të flasë.

“Ne jemi bërë me lujt mendsh. Unë nuk e di si jam gjallë. Veç një fjalë kam thënë, të zbardhet e vërteta e kësaj ngjarje. Nuk kërkojmë asgjë. Ato le të rrinë në burg të përjetshëm nëse e meritojnë. Nëse nuk e meritojnë, ta vendosin organet kompetente.

Unë nuk e di si jam gjallë. Unë e kam kaluar një situatë të vështirë.

Tani është më e rëndë. Unë as vajza nuk jemi në gjendje të flasim”.

Burimi: top-channel.tv