Opaa.. Anisa zbulon se e ka shok ish të dashurin e Anës, tregon se çfarë din nga jashtë për Iidhjen e tyre

Anisa ka bërë një deklaratë të bujshme lidhur me lidhjen e Anës me ish-in e saj, duke hedhur dritë mbi një marrëdhënie të hapur që ata kishin para se ana të hynte në Big Brother VIP Kosova 3.

Ajo shprehu dyshimet e saj rreth natyrës së marrëdhënies që Ana kishte me të dashurin e saj.

Sipas Anisës, ajo ka informacione të besueshme se Ana dhe ish-i saj kishin lene marredhenien te hapur kur ajo hyri ne BBVK.

“E di që e kanë pasë një marrëdhënie të hapur, para se të hynte në Big Brother,” tha Anisa, duke sugjeruar se ndjenjat e Anës mund të kenë qenë më të ndërlikuara se ç’mund të duket.

Kjo deklaratë ka hapur një debat të ri për marrëdhëniet dhe pritshmëritë që lidhen me to, veçanërisht në një ambient publik si ai i reality show-ve.

Ndërkohë, reagimi i Anës ndaj këtyre akuzave ishte i ashpër. Ajo akuzoi produksionin e shfaqjes se po përpiqeshin ta njollosin, duke e detyruar atë të reagonte në mënyra që nuk ishin të drejta. “Këto janë lojëra të produksionit që u bënë padijeninë time; ai ka qenë i dashuri im kohë më parë dhe ka qenë lidhje e shkurtër. Produksioni po më njollos mua dhe po tenton të krijojë një narrativ të pavërtetë për të më kthyer Kevin kundër,” u shpreh Ana.

Përveç reagimeve publike, Ana duket se kishte kërkuar një mundësi për të shprehur versionin e saj të ngjarjeve. Ajo publikoi disa biseda me produksionin, ku kërkonte që të merrte një mundësi për të reaguar në lidhje me atë që kishte thënë ish-i dashuri i saj. Megjithatë, kjo kërkesë nuk u plotësua, duke shkaktuar shqetësim për kontrollin dhe transparencën brenda produksionit.