Elton Tozaj ka pretenduar se mes videove private të lidhura me kompozitorin Adrian Hila ekziston edhe një material ku përfshihet një këngëtar i ri nga Korça, me inicialet G.H.
Sipas tij, këngëtari shfaqet në një situatë intime me Hilën. Janë ngritur edhe pretendime për premtime lidhur me karrierën e këngëtarit, por këto deklarata nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
Ndërkohë, hetimet po përqendrohen te regjistrimi dhe shpërndarja e materialeve. Sipas raportimeve mediatike, Hila ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se kamerat ishin instaluar për siguri dhe se materialet kanë përfunduar te persona të tjerë pas ndërhyrjes në sistem.