PAMJE RRËNQETHËSE/ Djali i Arlindës Iutet pranë arkëmortit, Iotët nuk i ndalen

Familjarët po i japin sot lamtumirën Arlinda Zekajt, për vrasjen e së cilës dyshohet kunati i saj. Në “Shqipëria Live”, mikesha Ilirjana Zhubi ka folur për marrëdhënien e Arlindës me ish-bashkëshortin, Jetonin.

“Jetoni kishte probleme, si trauma nga lufta. Ai kishte edhe një martesë para Arlindës, para shumë, shumë vitesh, kur erdhi në SHBA, ka dy vajza binjake. Nga dhuna e Jetonit, ai përfundoi në burg në SHBA, ata s’kanë pasur komunikim prej 22 vitesh.”, tha Zhubi.

Sipas saj, marrëdhëniet e çiftit u përkeqësuan pasi Jetoni rivendosi kontaktet me familjarët: “Një kohë të gjatë Jetoni, ish-bashkëshorti i saj, nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen e tij, kanë pasur marrëdhënie të acaruara. Arlinda ka qenë ajo që nuk është dorëzuar, ka mbajtur kontakt me ta. Kur Jetoni filloi t’i rregullojë marrëdhëniet me familjarët, atëherë kur u afrua me motrën dhe vëllezërit, filloi acarimi i Jetonit me Arlindën në përmasa të mëdha.”

Zhubi pretendon se Jetoni i kishte kufizuar Arlindës edhe komunikimin me shoqërinë: “Kur filluan përleshjet, Jetoni i drejtoi Arlindës të mos ketë asnjë komunikim me shoqërinë, me ne, familjarët dhe shoqërinë që ishin të njohur me Arlindën përmes tij. Arlinda, kur ne e kemi njohur, ka thënë, qoftë në shaka ose realitet, ka thënë: ‘Nëse unë një herë do të doja të ndahesha nga Jetoni, ai do të më vriste.’ Ajo ndihej e përbuzur, jo e respektuar.”