‘Për shpirt të prindërve…’ Çka ndodhi? Albi shkon për tu sqaruar me Romeon, aktori e pret me ‘këmbët e para’

Një ‘Prime’ tepër i rrëmujshëm u transmetua mbrëmjen e së martës në ‘BBV3’.

Një deklaratë tepër e fortë erdhi nga Albi për Romeon, ku për këtë të fundit ishte shumë e papritur dhe i erdhi si ‘thikë mbas shpine’.

‘Je një njeri pa këllqe që fshihesh mbas vajzave- i tha Albi Romeos.

Sakaq lidhur me këtë deklaratë ka ndodhur një sqarim i vogël mes djemëve pasditen e sotme.

‘Për shpirt të prindërve që i kam në shtëpi, që i kam gjënë më të shenjtë, se më dridhet mjekrra për ata,

nuk e kam patur për atë gjë. Ishte ideja e kurajos dhe guximit, tjetër gjë termi që i vura sipër më beso.

Dua të kap termin, mos më keqkupto. Po them për shpirt të prindërve.’- tha Albi.

Romeo: Nga gjithë gjëja je ok ti? Nuk ishte mbas shpine ajo apo jo? Ishte kështu në sy?

Albi:Po pse ishte paburrëri për shembull?

Romeo:Po sepse gjithë ditën ke ndenjur me mua

Albi: Po rrimë bashkë o Romeo, ç’lidhje ka, përsëri mund të rrimë

Romeo; Shiko çfarë bën ti! Ti të ofendon në pikën më të fundit, dhe thua çfarë të keqe ka.

Unë jam i qartë me ty, rrofsh, faleminderit, më lër të qetë

Albi: Doja vetëm të të sqaroja