“Për ty, unë…”/ Marin Mema bën premtimin e fortë për 28-vjeçarin e plagosur në protestë

Gazetari Marin Mema ka shprehur mbështetje për Erjon Vishkullin, 28-vjeçarin e plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë, përmes një postimi në Instagram.

“Erjon, miku im, ata që të njohin nga afër ta dinë zemrën dhe dashurinë për Kombin! Lutem për ty!”, ka shkruar ai.

Flavio Qarri ka raportuar se Vishkulli ka humbur shikimin në syrin e majtë. I riu dyshohet se u godit nga një plumb gome i policisë dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin e Traumës.