U plagos rëndë në protestë/ Armand Duka njofton vendimin e madh të FSHF-së për Erjonin

Federata Shqiptare e Futbollit është shprehur e gatshme të ndihmojë trajtimin e Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit të plagosur rëndë në sy gjatë protestës. Njoftimin e bëri presidenti Armand Duka.

Vishkulli, pjesë e “Tifozëve Kuqezi”, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale një ditë më parë.

“Më ka prekur thellë plagosja e rëndë e Erjon Vishkullit. Po kështu, tifozët kuq e zi dhe mbështetësit e përkushtuar të kombëtares sonë. Në këtë moment të vështirë, i shpreh Erjonit dhe familjes së tij afërsinë dhe solidaritetin tim. Federata Shqiptare e Futbollit është e gatshme të ofrojë ndihmë konkrete për trajtimin dhe rikuperimin e tij, në koordinim me familjen. Erjoni ka qenë pranë kombëtares me zemër e pasion. Sot, familja kuqezi është pranë tij.Nga zemra, shërim sa më të shpejtë, Erjon! Armand Duka”.