Janë publikuar mesazhe të Erjon Vishkullit me një mik, përpara se 28-vjeçari të plagosej rëndë në sy gjatë protestës së të shtunës në Tiranë.
“A mbron ajo maska?”, e pyet miku për një maskë mbrojtëse. “Është origjinale nga ato të motorave. Janë të mira”, përgjigjet Erjoni. Në bisedë shfaqen edhe mesazhet “Mbaje vetë, vlla”, “Ruaje veten” dhe “E bashkohu me ne”.
