Përtej zhurmës mediatike, a janë NDARË realisht dy çiftet më të dashura të publikut? – Dalin detjaet

Ndarjet në ditët e sotme duket se është bërë trend. Janë të shumtë çiftet që i kanë ndarë rrugët e jetës, pavarësisht se fituan shumë fansa përmes lidhjeve të tyre “stoike” .

Fansat u zhgënjyen jashtë mase për ndarjen e supozuar mes Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës, të cilët edhe sot e kësaj dite nuk kanë denjuar të japin një shpjegim publik për fatin e romancës së tyre.

Një nga projektet e Ledrit, më të dashura nga publiku është padyshim kënga që i dedikoi partneres së tij. Por nëse provoni të kërkoni në “Youtube” këngën “Gjendja” ku protagoniste në klip ishte Sara Hoxha, ajo nuk gjendet më.

Ky veprim erdhi disa ditë pasi menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi konfirmoi ndarjen e reperit nga blogerja. Dyshja në fjalë deri tani nuk kanë reaguar dhe duket se po e shfrytëzojnë këtë “zhurmë”, Ledri në muzikë dhe Sara me reklamimet e saj në Instagram.

Sipas raportimeve nga mediat kosovare, dyshja takohen vetëm për arsye të vajzës së tyre Poem Blu. Nga ana tjetër disa po e akuzojnë çiftin se po gënjejnë publikun vetëm për vëmendje. Deri më tani, Ledri ka publikuar dy këngë të reja, ndërsa Sara vijon jetën e saj me udhëtime anembanë botës dhe duke promovuar produkte kozmetike apo veshje të brand-eve luksoze.

Sakaq, ata nuk janë çifti i vetëm për të cilët ka aludime se po përdorin të njëjtën taktikë. Një ditë më parë mori dhenë lajmi se edhe Xhensila Myrtazaj dhe Bes Kallaku po shkojnë drejt ndarjes. Ndryshe nga herët e tjera, aludimet u përforcuan për shkak se dyshja nuk e ndjekin më njeri-tjetrin në rrjetet sociale.

Këngëtarja nuk ka shumë kohë që u bë nënë për herë të dytë. Ajo në muajin nëntor të 2023 postoi foton e dorës së vogëlushit së bashku me të sajën. Edhe Bes Kallaku nuk nguroi të bënte një postim emocionues në Instagram për ardhjen në jetë të djalit të tij.

Ishtë pikërisht ky ndryshim i madh në jetën e tyre që sheshoi thashethemet se lidhja mes Xhensilës dhe Besit ishte në krizë. Vlen të theksohet se Xhensila nuk ishte e pranishme në dasmën e Irkenc Hykës, i cili është mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Bes Kallakut.

Një tjetër detaj që përforcon dyshimet për “turbulenca” në martesë është kënga e fundit e Xhensilës. Bashkëngjitur videoklipit të publikuar në rrjetet sociale këngëtarja jep sinjale për një etapë të re në jetën e saj.

“Fillimi im i ri… Zemer e Helmuar, bëhet e juaja sot në 6pm.. Për gjithë të dashuruarit, për gjithë të zhgënjyerit, për gjithë ata që ëndërrojnë dhe vazhdojnë duan dhe pse helmohen…” shkroi Xhensila në Instagram.

Por përsëri heshtje nga të dyja palët. Ashtu si Sara me Ledrin edhe Xhensila me Besin nuk kanë reaguar publikisht, për t’u dhënë fund njëherë e mirë dyshimve.

Mesa duket, pas këtij “vendimi” fshihet një interes i përbashkët, pasi vëmendja e të gjithë fansave mbetet “ngujuar” tek ata, gjë që sjellë padyshim edhe rritje të përfitimeve financiare.